Ndërtesa e agjencisë mediatike italiane la Reppublica u evakuua pas një alarmi për bombë mbrëmjen e kësaj të mërkure (15 janar).
Kjo erdhi pas një telefonate anonime në redaksi duke i lajmëruar për një shpërthim të kontrolluar.
Policia e Romës ndërhyri për të siguruar ndërtesën në rrugën Cristoforo Colombo.
Pas kontrolleve të bëra nga ekipet e çaktivizimit të bombave, rezultoi një alarm i rremë pasi nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
Pas kontrolleve të bëra, gazetarët dhe stafi i agjencisë u futën sërish brenda. /Gazeta Sinjali/