image Alarm në Policinë e Shqipërisë - Drejtori me USB në xhep merr të dhënat e TIMS

Shqipëri

Alarm në Policinë e Shqipërisë – Drejtori me USB në xhep merr të dhënat e TIMS

news image

Një tjetër alarm për abuzimin me të dhënat personale dhe më saktësisht ato të bazës së TIMS është denoncuar nga eksperti i IT Gent Progni.

Ky i fundit është shprehur se vjedhja e të dhënave të Policisë së Shtetit po bëhet me urdhër të Drejtorit të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një postim në “Facebook”, Progni thotë se disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, teksa është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Progni thotë më tej se Muça ka kërkuar gjithashtu me urgjencë të takojë personin përgjegjës për kamerat në ambientet ku u krye eksportimi, teksa ka bërë me dije emrat e personave të tjerë që ishin të pranishëm.

Denoncimi i plotë:

Kur dashuria nuk ka kufi dhe Ermal Beqiraj mendon qe eshte zoti ! Lexoni me poshte ! Ky njeri eshte strumbullari i cdo pislliku dhe vjedhje! Duhet arrestuar sa me pare!

MINISTER, SPAK, MEDIA

NDALONI VJEDHJEN E TE DHENAVE TE POLICISE SE SHTETIT!

Po denoncojme nje skandal vjedhje në zyrat e Policisë së Shtetit.

Sot me datë 02.08.2023 Drejtori i Depratmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari (disa ditë para se të vijë ministër Taulant Balla) Ervin Muça, urdhëroi verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, te një USB e madhe që mbahej në xhep nga ky person, ku perfshihen Hyrje-Daljet e personave, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Duke parë absurditetin e kërkesës, disa prej punonjësve refuzuan të përfshihen në këtë vjedhje, duke njoftuar dhe shefin e tyre Ardit Muço, i cili në mënyrë të menjëhershme njoftoi me email të gjithë vartësit e tij dhe vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Z. Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorin e Krimeve Z. Neritan Nallbati, që mos të përfshihen në këtë proces të jashtëligjshëm vjedhje për eksportimin e të dhënave në disqe të jashtme që shkojnë s’dihet se ku.

Si e bëri këtë punë drejtori Ervin Muça, i akuzuar dhe më parë për vjedhje të dhënash nga Tatimet (rasti publik)?

Ai merr disa miqtë e vet nga kompani private me punonjës IT të Ermal Beqirit nga Soft & Solution, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, dhe kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”, (mbeten për t’u verifikuar).

Nëse janë nga “Horizon”, me nipt  K52225004V, atëherë të dhënat kanë vajtur direkt në Qipro.

Procesi eksport u bë në prani të Besjon Tanuzi që ka një javë që ka ardhur drejtor me mision këtë vjedhje (i emëruar në departament pa certifikatë sigurie dhe mbi të gjitha me diplomë Ekonomiku).

Ervin Muça, mbasi mori vesh që Ardit Muço është vënë në dijeni të këtij procesit banditesk, urdhëroi punonjësit që Arditit t’i mbyllen të gjitha akseset në email, apo çdo kompjuter që është pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Ervin Muça ka kërkuar të kontaktojë me nxitim personin përgjegjës për kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por për momentin përgjegjësi i kamerave nuk i është përgjigjur.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI së policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kjo është grabitje të të dhënave policore nga një person që s’ka as një muaj në punë, s’ka as certifikate sigurie.

I emëruar me fshehtësinë më të madhe për të marrë të dhënat e informacionit sekret policor, ashtu si bëri në tatime, kujtojmë skandalin e shitjes së të dhënave nga databaza e Tatimeve që Ervin Muça shpëtoi nga Alma Muça, prokurore dhe u dënuan lehtë Eni Qirjako dhe Andi Agaraj.

Ky person deri para një muaji ishte drejtor IT te Kadastra, ku ka vjedhur gjithë databazën e pasurive hipotekore të shqiptarëve nën preteksin e Kadastrës Dixhitale.

Shkoni dhe ndaloni personat që kanë në xhep diskun me të dhënat delikate policore.

Ky është një alarm që duhet të ngrerë gjithë shtetin në këmbë. Merrni kamerat, gjeni personat. Koha s’pret, nesër do jetë shumë vonë.

Punonjës të Policisë së Shtetit!

/GazetaSinjali/