image Alarm në Athinë, avionët turq fluturojnë mbi ishujt Grekë

Evropë

Alarm në Athinë, avionët turq fluturojnë mbi ishujt Grekë

news image

Avionët turq fluturuan sot mbi Agathonisi, mes tensioneve në rritje Greqi-Turqi. Avionët F-16 turq që hynë në ishuj pa paraqitur një plan fluturimi, fluturuan rreth 3048 metra mbi Agathonisi në orën 14:33.

Një minutë më vonë, çifti i dytë i luftëtarëve turq fluturoi mbi kompleksin e ishullit “Njeriungrënës” në 5181 metra lartësi. Mediat greke shkruajnë se turqit me sa duket janë të gatshëm ta vazhdojnë lojën e tensioneve duke rrezikuar stabilitetin në rajonin e Egjeut dhe Mesdheut Lindor, shkruan Abcnews.al, transmeton Sinjali.

Përgjigjet e Forcave të Armatosura janë të menjëhershme dhe vendimtare në tokë, ajër dhe det, ku GEETHA ka dhënë urdhra të qarta për rritjen e gatishmërisë 24 orë në ditë.

Skuadriljet e luftës kanë ngritur nivelin e gatishmërisë, me qëllim që të mos lejojnë hyrjen e avionëve turq. Në të njëjtën kohë, Marina ndodhet nga skaji në skaj në Egje, duke kontrolluar me njësitë e saj sipërfaqësore dhe nëndetëse të gjitha pikat “kyçe” të Arkipelagut.

Ushtria tokësore përbën gjithashtu “sytë dhe veshët” e Forcave të Armatosura dhe informojnë vazhdimisht Qendrën Operative në Athinë për çdo lëvizje të palës së kundërt. /Gazeta Sinjali/