Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar sërish një kërcënim me bombë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara.
Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.