image Alan Walker dhe Ava Max publikojnë klipin e ri të këngës "Alone, Pt. II"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Alan Walker dhe Ava Max publikojnë klipin e ri të këngës “Alone, Pt. II”

news image

Dy artistë të njohur me famë botërore, Alan Walker dhe Ava Max, e kanë publikuar klipin e ri të këngës, “Alone, Pt. II”.

Klipi i ri i këtij bashkëpunimi është xhiruar në kështjellen “Château de Fontainebleau”, që gjendet 55 kilometra larg qytetit të Parisit, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas klipit, e veçantë e këtij projekti është se vjen në versionin “live”, kështu duke dëshmuar Ava Max edhe njëherë se është tejet e zonja në interpretim.

Ky klip është publikuar në kanalin zyrtar të Alan Walker në YouTube dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive.

Teksa, kujtojmë se versioni origjinal i kësaj kënge është publikuar më 27 dhjetor 2019 dhe deri më tani numëron mbi 37 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/