image Alaba tregon arsyen pse e zgjodhi Real Madridin

Futboll

Alaba tregon arsyen pse e zgjodhi Real Madridin

news image

David Alaba është nënshkrimi më i ri i Real Madrid, ku edhe ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, përcjell Sinjali Sport.

Një ditë pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Los Blancos”, austriaku tregon edhe pse e zgjodhi këtë klub.

“Disa klube janë interesuar për mua, por Real Madrid ishte gjithmonë e para në listën time”, ka thënë Alaba për “BILD” kur u pyet mbi lëvizjen e tij në Bernabeu.

“Sikurse Bayern Munich, Real Madrid është njëri nga klubet më të mëdha në botë me një histori dhe traditë speciale”, shtoi ai.

Më herët është raportuar se Barcelona dhe Chelsea kishin shprehur interesim për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësi.

Ai pritet që të marrë një pagë prej 12 milionë eurove në sezon nga Real Madrid, e aty do të prezantohet para publikut pas përfundimit të Kampionatit Evropian “EURO 2020”. /Gazeta Sinjali Sporti/