image Al-Hilal ofron 30 milionë euro për Verratin, klubi parisien kërkon 100 milionë për lirimin e tij

Futboll

Al-Hilal ofron 30 milionë euro për Verratin, klubi parisien kërkon 100 milionë për lirimin e tij

news image

Klubi saudit Al Hilal raportohet se është në bisedime të avnacuara me mesfushorin italian të PSG-së, Marco Verrati.

Siç raporton gazetari italian Fabrizio Romano, marrëveshja është afër me italianin, të cilit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare.

Ndërkohë mediumi francez, L’Equipe raporton se shuma prej rreth 30 milionë eurosh e Al Hilal në drejtim të PSG-së është shumë e largët nga ajo sa kërkon klubi parisien.

Sipas shtypit francez, Nasser Al-Khelaïfi kërkon 100 milionë euro për të lënë Marco Verrattin të largohet dhe oferta prej 30 milionë eurove është larg pritshmërive të PSG-së.

/GazetaSinjaliSport/