Mesditën e djeshme në Fushë Kosovë, një person ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të përfituar para.
Policia njofton se një person ishte detyruar t’ia japë 2 mijë euro një personi, për arsye se kinse ky ai ia kishte ngacmuar bashkëshorten këtij të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi i ka marrë paratë e kërkuara si kompensim, Policia i ka rënë në gjurmë të dyshuarit, duke e arrestuar.
Ai, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/