Rusia ka arrestuar një nga menaxherët e fabrikës së avionëve, për rrjedhje të informacioneve të klasifikuara në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga RIA Novosti, duke cituar burime nga FSB.
“Ndërsa punonte si menaxher në departamentin për cilësinë e produkteve të një fabrike avionësh, duke pasur akses në dokumentacionet “rreptësisht konfidenciale”, ai u bëri foto planeve për komponentët e avionëve ushtarakë me celularin e tij, ” njoftoi shërbimi rus.
I dyshuari, sipas raportimeve, i ka dërguar fotografitë një shtetasi ukrainas, i punësuar nga një linjë ajrore ukrainase në Odessa.
Ndaj tij është hapur një çeshtje për tradhti të lartë, ku i arrestuari mund të dënohet me 20 vite burg.