image Akuzat për emërimet në KSHC, Nagavci: Po punojmë t'i riparojmë dëmet e qeverive të kaluara

Politikë

Akuzat për emërimet në KSHC, Nagavci: Po punojmë t’i riparojmë dëmet e qeverive të kaluara

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavaci, ka reaguar pas akuzave për emërimet në bordin e KSHC-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka shkruar se anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave.

Sipas saj ndikimet partiake në AKA kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha dhe çdo përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë është e patolerueshme.

Andaj sipas saj, janë “duke punuar shumë që t’i riparojmë dëmet e shkaktuara nga qeveritë e kaluara ku si pasojë e ndërhyrjeve të skajshme politike”.

 Statusi i plotë:

Kuptova se dje ka pasur reagime të shumta të opozitës dhe raportime në media rreth emërimit të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), anëtarëve të Komisionit që ka bërë vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të këtij këshilli si dhe emërimin e zonjës Fadile Dyla si zëvendësuese e sekretarit të MASHTI.

Po sqaroj edhe një herë secilën nga këto çështje.

Komisioni për shqyrtimin e dokumentacionit të të nominuarve për anëtarë të KSHC-së:

Është formuar bazuar në legjislacionin në fuqi: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Konferenca e Rektorëve, ndërkombëtarët, shoqëria civile e kanë rekomanduar nga një anëtarë derisa nga MASHTI ka pasur një përfaqësues të saj.

Procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KSHC-së:

MASHTI ka publikuar ftesën për publike për nominimin e anëtarëve të KSHC-së

Anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave. ( Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë janë nominuar apo vetnominuar dhe i kanë plotësuar kriteret, si ministri do të bashkëpunojmë në aktivitete dhe projekte tjera).

Këshilli Shtetëror i Cilësisë është një organ që ka rendësi të jashtëzakonshme në arsimin e lartë. Ndikimet partiake në AKA kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha, andaj çdo përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë është e pa tolerueshme.

Ne jemi duke punuar shumë që t’i riparojmë dëmet e shkaktuara nga qeveritë e kaluara ku si pasojë e ndërhyrjeve të skajshme politike, Agjencia e Kosovës për Akreditim u përjashtuar nga ENQA dhe EQAR, andaj ne do të krijojmë kushtet për të aplikuar për rikthim. Asnjë ndikim politik apo tjetër nga kushdo nuk do ta tolerojmë./Gazeta Sinjali/