image “E ka si Albini Glaukun”, Nagavci mundohet ta shpjegojë lidhjen e Bislimit me Tosunin - Sinjali

“E ka si Albini Glaukun”, Nagavci mundohet ta shpjegojë lidhjen e Bislimit me Tosunin

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka pranuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka familjar Gëzim Tosunin, i cili është propozuar për anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Nagavci ka thënë se Bislimi e ka familjar të largët Tosunin, por nuk ka ditur që të shpjegojë lidhjen e tyre familjare.

“Nuk e ka as djalë të hallës, as djalë të dajës e as të tezes. E ka familjar të largët, por nuk po di me shpjegu lidhjen. E ka qysh e ka Albini Glaukun”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se e kishte pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosunin, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu kishte bërë të ditur se Bislimi i ka thënë se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar një herë. Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, kishte deklaruar Haxhiu.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin