image Japin dorëheqje disa anëtarë në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Arsim

Japin dorëheqje disa anëtarë në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

news image

Disa anëtarë ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga ky këshill, raporton Gazeta Sinjali.

Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje pasi mësohet se kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka dhënë edhe një dokument sipas të cilit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre.

Të enjten, kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqje edhe kryetari i bordit, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja, Vjollca Krasniqi. /GazetaSinjali/

Dokumentin mund ta gjeni këtu

01-Letra-per-AKK-shqip1612436080