image Bajrami: KSHC-ja me qëllim e ka bllokuar vendimmarrjen për të favorizuar universitetet private karshi atyre publike - Sinjali

Bajrami: KSHC-ja me qëllim e ka bllokuar vendimmarrjen për të favorizuar universitetet private karshi atyre publike

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës si ish ministre e arsimit, e cila ka kritikuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë, që po vonohet në akreditimin dhe ri-akreditimin e disa programeve në universitet publike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami tha se kjo është hera e parë që në muajin korrik nuk është hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj.

Është hera e parë që në muajin korrik nuk ka konkurs për pranim të studentëve në universitetet publike. Anëtarët e KSHC-së me procedurë urgjente i pat miratuar shumica parlamentare me 17 qershor. Ata patë deklaruar se mungesa e kuorumit në KSHC e paralizon sistemin e arsimit publik. Ajo çfarë kemi lexuar në media është se janë bllokuar 94 programe në UP dhe po aq programe në universitet e tjera publike. Kjo zvarritje në KSHC i ka paralizuar universitete publike që nuk po munden që të regjistrojnë studentë të rinj”, theksoi ajo.

Sipas Bajramit KSHC-ja me qëllim e ka bllokuar vendimmarrjen për të favorizuar universitetet private karshi atyre publike

 “KSHC dhe të dërguarit e juaj në këtë Këshill me qëllim e kanë bllokuar vendimmarrjen në këtë institucion vital të shtetit për të favorizuar universitet private në kurriz të universiteteve publike. Jo vetëm që është e jashtëligjshme por është edhe e rrezikshme”, ka thënë Bajrami duke iu drejtuar Qeverisë aktuale.  

Nëse KSHC ndërhynë në raportet e ekspertëve ndërkombëtarë kjo do të ketë edhe një goditje për anëtarësimin në ENQA dhe EQAR dhe përgjegjësia do të mbetet tek ky Kuvend që i votoi këta anëtarë”, është shprehur ajo. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin