Pas ngritjes së akuzave zyrtare nga Prokuroria spanjolle për klubin e Barcelonas, për shkak të çështjes “Negreira” tashmë ka ardhur dhe reagimi i parë zyrtare i “rivalve” historikë të “bluagranave”, Real Madrid.
Në një deklaratë zyrtare për shtyp, klubi “galaktik” njoftoi se, Presidenti Perez ka thërritur në një mbledhje urgjente të gjithë bordin e drejtorëve, për të vendosur më konkretisht veprimet që do të marrë klubi i Real Madrid, mbi këtë çështje.
Njoftimi zyrtar i klubit:
“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave të ngritura nga Prokurori i Barcelonës kundër FC Barcelona dhe dy prej Presidentëve të saj për dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me atë që ishte zv/presidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, Presidenti mblodhi urgjentisht bordin e drejtorëve nesër, të dielën më 12 mars 2023 në orën 12:00, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al