image Aktorja e njohur turke humb djalin e saj, e gjen të pajetë në shtëpi

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur turke humb djalin e saj, e gjen të pajetë në shtëpi

news image

Aktorja e njohur e serialit “Fate të kryqëzuara”, Hymejra Akbaj, ka humbur djalin e saj 47-vjeçar.

Djali i saj ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër dhe sipas gazetës turke “Hurriyet Daily New”, aktorja kishte humbur kontaktet me të prej dy ditësh.

Lajmin për humbjen e djalit të aktores e ka dhënë miku i saj përmes një statusi në rrjetet sociale.

 “Zoti i dhëntë durim. Hymejra ka humbur djalin e saj, 47 vjeç Sadik Bigat. Ajo shkoi në shtëpinë e tij pasi kishte dy ditë që nuk po lidhej me të, ku më pas gjeti dhe trupin e pajetë të tij”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/