image Aktori Rafuna i drejtohet me letër publike kryeministrit Kurti

Bota e Yjeve

Aktori Rafuna i drejtohet me letër publike kryeministrit Kurti

news image

Me anë të rrjeteve sociale, aktori Naser Rafuna ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.

Me anë të asaj letre, Rafuna kërkon që të plotësohen të drejtat e artistëve, duke i nënvizuar ato në disa pika.

Ai thotë se nuk është pjesë e asnjë institucioni për të cilët flet letra, por që artistët meritojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

Sot kam dorëzuar kërkesën te Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti duke e kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë, dhe kam shpresën që Kryeministri shumë shpejt do ta bëj realitet këtë kërkesë time. Mediat lirisht mund ta marrin dhe ta publikojnë këtë kërkesë,kauzë e dhjetërave artistë të teatrit. Ju falemnderit.P.C.: Unë nuk jam pjesë e asnjë institucioni për çfarë ka të bëj kërkesa”, shkruan Rafuna.

Ndër pikat e përmendura në atë kërkesë është edhe sigurimi i një page bazë konkurruese me rajonin për performuesit e teatrove publike (teatrove të qytetit).

/Gazeta Sinjali/