Një aktor i njohur italian i ka dhënë fund jetës. Bëhet fjalë për Federico Palmieri. Aktori 41-vjeçar është gjetur i varur mëngjesin e së enjtes në kopshtin e banesës së tij, në Romë.
Ende nuk dihet motivi që e çoi Palmierin të ndërmerrte këtë vendim. Mediat italiane shkruajnë se aktori se jetonte vetëm me nënën dhe qenin e tij.
Roli i fundit i Palmierit në ekranin e madh, ishte ai i një viti më parë në filmin “Udhëtim” nga Valerio Mastandrea.