image Aktori i njohur infektohet me koronavirus

Bota e Yjeve

Aktori i njohur infektohet me koronavirus

news image

Aktori i njohur, Antonio Bandera përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar se ai ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Këtij postimi ai ia ka bashkangjitur një fotografi kur ishte fëmijë, duke thënë se ditëlindjen e tij të 60-të po e feston në izolim.

“Dua ta bëj publike sot, se në ditëlindjen time të 60-të, jam i detyruar të festoj në karantinë për shkak se jam i infektuar me koronavirus,” shkruan ai.

Banderas ka treguar edhe për simptomat, duke thënë se ai ndjehet pak më i lodhur se zakonisht.

“Do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar dhe vazhduar bërjen e planeve për të filluar t’i japim kuptim 60 viteve të mia”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/