Aktori i njohur britanik, Robert Pattinson është shpallur “mashkulli më i bukur në botë”.
Pattinson mori këtë epitet nga e përditshmja britanike, “Daily Mail”, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas asaj që raporton gazeta, këtë e ka thënë doktori i kirurgjisë plastike, Julian De Silva, i cili është bazuar në “shkencën” e raportit të artë të “Beauty Phi”.
Për t’u ndërtuar ky raport, bëhen matje të fytyrës dhe llogariten. Këtyre matjeve iu janë nënshtruar shumë të famshëm, që sipas gazetës raportit të përsosmërisë I afrohej vetëm Pattinson./Gazeta Sinjali/