image Aktori i njohur bëhet profesor në Universitetin e Teksasit

Film

Aktori i njohur bëhet profesor në Universitetin e Teksasit

news image

Aktori i njohur amerikan Matthew McConaughey nga vjeshta e këtij viti do të ushtrojë profesionin e profesorit.

McConaughey do të jetë profesor në ‘University of Texas at Austin’, transmeton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë universiteti, ku aktori u diplomua në degën e kinemas, në vitin 1993.

Sipas një postimi të bërë nga univeristeti, ai do të jetë pjesë e departamentit të Radios-Televizionit dhe Filmit.

Kujtojmë që aktori ka bashkëpunuar edhe më herët me universitetin, por me projekte të shkurtra.

Pavarësisht këtij angazhimi, aktori nuk do të shkëputet nga fusha e aktrimit. Ai do të jetë pjesë e “The Beach Bum” dhe “The Gentlemen”./Sinjali/