image Aktori i njohur akuzohet se i ka ngacmuar seksualisht studentet e tij

Bota e Yjeve

Showbiz/ Aktori i njohur akuzohet se i ka ngacmuar seksualisht studentet e tij

news image

Aktori i njohur amerikan James Franco, po akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual.

Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre në studio prestigjioze filmash.

Ish-studentet gjithashtu kanë thënë se aktori i ka angazhuar në skena erotike, të cilat s’kishin përse t’i bënin.

Kundër tij është ngritur një padi 33 faqesh, ku ndër të tjera thuhet se studentet, të cilat kryenin marrëdhënie seksuale me aktorin shkolloheshin falas.

James Franco i ka mohuar akuzat në mënyrë kategorike dhe ka thënë se nuk i duhet të bëjë gjëra të tilla sepse ka shumë femra që i shkojnë me vetëdëshirë. Ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve filmike, ai është shprehur se një film duhet të përmbajë gjithçka dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme për të bërë çdo gjë para kamerave.

Kujtojmë se në vitin 2017 shkolla e filmit “Studio 4”, e cila ishte nën drejtimin e James Franco u mbyll, pasi që kishte ankesa të shumta për ngacmime seksuale./Gazeta Sinjali/