Aktori Ege Sasmaz, i cili njihet për një numër rolesh, por tek shqiptarët më së shumti për rolin në “Trokit në derën time”, ka marrë një hap të rëndësishëm në jetë.
U fejua me partneren e tij Hande Unal, ndërsa ceremonia është kryer vetëm me rrethin më të ngushtë familjar të çiftit dhe disa miq e kolegë të tyre.
Ceremonia e fejesës është organizuar në oborr.
Me rastin e fejesës, partnerja e aktorit turk mori gjithë vëmendjen teksa ishte veshur me një fustan të kuq elegant, ndërsa Ege me kostum të zi./ Gazeta Sinjali/