image Aktori i famshëm bën 'lëmsh' rrjetin, del hapur si gay?

Bota e Yjeve

Aktori i famshëm bën ‘lëmsh’ rrjetin, del hapur si gay?

news image

Michele Morrone është aktualisht një nga aktorët më të kërkuar në kinematografinë italiane, shkruan Gazeta Sinjali.

Kohët e fundit aktori është i angazhuar tek “365 ditë”.

Aktori italian Michele Morrone ka bërë ‘lëmsh’ gjithë rrjetin dhe i ka bërë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual për shkak të një fotografie që ka ndarë në Instagram.

“Unë jam gënjeshtar”, shkroi ai përkrah një fotografie selfie ku shfaqej pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.

Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave.

Shumë persona kanë nisur të dyshojnë se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transseksualëve.

Ndërkohë që shumë të tjerë kanë nisur të reagojnë të shokuar, një pjesë e madhe e kanë cilësuar këtë foto si një mrekulli të “muajit të krenarisë”.

“Mos ndoshta Michele Morrone po del hapur si gay?”, komentoi dikush konfuz.

Ndërkohë që shumë fansa kanë nisur të dyshojnë për orientimin seksual të aktorëve, të tjerë po spekulojnë se Simone Susinna mund të jetë anëtari më i ri i kastit të “365 ditë”.

Michele Morrone dhe kolegia e tij Anna-Maria Sieklucka janë rikthyer sërish për të xhiruar pjesën e dytë të filmit erotik. Megjithatë tashmë vëmendja është shkëputur komplet nga filmi, sepse të gjithë janë sy e veshë për të mësuar se si qëndron e vërteta e fotos së të dy aktorëve. /Gazeta Sinjali/