image Aktivizohet shtabi emergjent në Gjilan

Kosovë

Aktivizohet shtabi emergjent në Gjilan

news image

Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë bllokuar edhe qytetin e Gjilanit.

Rrugët e qendrës janë bllokuar nga uji, duke vështirësuar kështu edhe lëvizjen e veturave e të këmbësorëve.

Pas kësaj Kryetari i Gjilanit ka aktivizuar shtabin emergjent.


Postimi i plotë

Kryetari Haziri aktivizon shtabin emergjent, pas rreshjeve të mëdha të shiut në Gjilan

Gjilan, 17 korrik 2021 – Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Deri tani, kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë.

Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me vetura, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord.

Zyra për Informim

/Gazeta Sinjali/