image Haziri u reagon ministrave të Kurtit: Sundimit të ligjit po i prin ai që s’po e doni për Kryeprokuror shteti, jo ju

Politikë

Haziri u reagon ministrave të Kurtit: Sundimit të ligjit po i prin ai që s’po e doni për Kryeprokuror shteti, jo ju

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri u ka reaguar ministrave Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla lidhur me sundimin e ligjit.

Haziri tha se meritat janë tek Kryeprokurori i Shtetit dhe jo tek këta dy ministra.

Po ashtu Haziri tha se njësitet elitare po gjuhen me plumba në aksione, teksa tha që Qeveria nuk po ua plotëson kërkesat.

“Dy ministra të Kurtit rrahin gjoks për sundim ligji, por e vërteta është se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalim të krimit po i prin bash ai që s’po e duan për Kryeprokuror të shtetit, e jo këta dy. Po ashtu, Njësitë elitare të policisë po marrin plumba në aksione kundër krimit e asnjë kërkesë nuk u plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta. E del tipi lëshon deklaratë që ai po “udhëheq” aksione. Lejoni shtetin ta kryej punën se ju jeni ba pengesë politike. Ata zbatojnë Kushtetutën e jo agjendën e majtë!”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/