image Haziri pas takimit me Lajçakun: Pranimi i planit të pesëshes, kthesë në dialog dhe pritje për progres

Politikë

Haziri pas takimit me Lajçakun: Pranimi i planit të pesëshes, kthesë në dialog dhe pritje për progres

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emisari e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit sot e ka njoftuar opozitën me progresin dhe ngërçin politik që ka dialogu.

Haziri tha se gjatë këtij takimi ka paraqitur qëndrimin e LDK-së, se dialogu nuk ka opsion dhe që sipas tij, është e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha problemeve, përfshirë njohjen e ndërsjellë.

“Pranimi i planit të pesësesh ndërkombëtare dhe takimi me liderët europianë në Bruksel është një kthesë në dialog dhe një pritje për progres”.

“24 shtatori ka krijuar një ambient të ri politik dhe një ngarkesë të pritur edhe në këtë proces të dialogut”, shkroi Haziri.

Më tej, Haziri tha se beson që takimi i javës së ardhshme mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, të pajtohen për implementimin e Aneksit të Ohrit dhe Marrëveshjen e Brukselit.

/GazetaSinjali/