image Bllokohen rrugët e Gjilanit nga reshjet e shiut e breshërit

Kosovë

Bllokohen rrugët e Gjilanit nga reshjet e shiut e breshërit

news image

Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë bllokuar edhe qytetin e Gjilanit.

Rrugët e qendrës janë bllokuar nga uji, duke vështirësuar kështu edhe lëvizjen e veturave e të këmbësorëve.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit.

Sipas parashikimeve, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

IHMK-ja ka njoftuar se përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë edhe vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh.

/Gazeta Sinjali/