Disa aktivistë të PSD janë duke e realizuar një aksion te ndërtesa e KEDS-it, ku dhe kanë vendosur një çek prej 20 milionë eurove.
Në çek shkruan “Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”.
Ky aksion vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës, për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.
Përveç çekut në vlerë prej 20 milionë eurove, PSD ka mbushur disa thasë me kartëmonedha false në vlerë 500 euro.