image Aktakuzë kundër të miturës që ishte pjesë e ISIS-it, burri i vdiq në luftë

Drejtësi

Aktakuzë kundër të miturës që ishte pjesë e ISIS-it, burri i vdiq në luftë

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër S.S., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist.

E mitura S.S., më 19.05.2014, përmes ‘Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, së bashku me bashkëshortin e saj G.Xh (tani i ndjerë) kanë udhëtuar për në Stamboll dhe nga aty kanë shkuar në Siri, me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019’.

‘Me këto veprime e pandehura S.S., ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Sinjali/