image Aktakuzë kundër një serbi në Shtërpcë, i çonte vota Listës Serbe në zgjedhje

Kosovë

Prokuroria/ Aktakuzë kundër një serbi në Shtërpcë, i çonte vota Listës Serbe në zgjedhje

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër një serbi me inicialet D.SH. nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ai ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” .

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.SH., ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor në, në qendrën e votimit me numër 2306D, në fshatin Jazhincë, ka shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesve, duke ndikuar tek të njëjtit duke iu dhënë disa fletëvotime në formë të udhëzimeve që të votojnë për kandidatët e partisë politike “Lista Srpska”

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton është në pritje të shqyrtimit fillestar të seancës e cila është caktuar të mbahet më 30 tetor.