image Aktakuzë kundër dy grave kosovare për organizim dhe pjesëmarrje në ISIS

Kosovë

Prorkuroria Speciale/ Aktakuzë kundër dy grave kosovare për organizim dhe pjesëmarrje në ISIS

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy grave nga Kosova për organizim dhe pjesëmarrje në organizatën terroriste, ISIS.

Siç njofton Prokuroria Speciale, V.A. më 18 maj të vitit 2014, me përgatitje paraprake dhe paramendim ka shkuar nga aeroporti “Adem Jashari” për në Stamboll. Nga aty ka shkuar në Gazientep të Turqisë, nga ku ka udhëtuar për në Gjarablus të Sirisë. Gjithnjë sipas Prokurorisë, edhe e pandehura tjetër, E.S., më 17 dhjetor të po atij viti përmes Hanit të Elezit e kishte lëshuar Kosovën duke shkuar në Maqedoni. Nga shkupi ka udhëtuar drejt Stambollit, e më pas në Gazientep të Turqisë, ku nga pjesëtarë të ISIS-it ka kaluar nga Turqia në Siri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me të arritur në Siri e pandehura V.A. është pritur nga K.A. luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këtë zona të konfliktit nga K.A. është furnizuar me një armë të të llojit “Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij. Po ashtu, e pandehura ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj luftëtar i ISIS-it, dhe është financuar nga shteti islamik me nga 50 dollar në muaj për person si dhe me pako ushqimore”, njofton Prokuroria Speciale.

Pas vrasjes së bashkëshortit, Prokuroria thotë se V.A. ka qëndruar në këto zona të konfliktit e që edhe në muajin dhjetor 2018, dhe përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku edhe më 19 prill të vitit 2019 është riatdhesuar në Kosovë.

Edhe E.S., pas arritjes në Siri është regjistruar në këtë ISIS. Bashkëshorti i saj ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ndërkaq e E.S. ka kontribuar në pikëpamje logjistike të mbështesë luftëtarët e ISIS-it, dhe njëkohësisht është financuar nga ISIS për shumën e të hollave prej nga 100-150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe pas martesës me B.F. luftëtar i ISIS-it, ajo ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri, ku ka kontaktuar edhe me luftëtarë të tjerë të ISIS-it.

Ndërsa, në muajin dhjetor të vitit 2018, përgjatë kufirit me Turqinë janë arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19 prill të këtij viti, ajo është riatdhesuar në Kosovë. /Gazeta Sinjali/