image Aksioni në Prizren, u vihet dryni rreth pesë lokaleve

Sinjalizime

Aksioni në Prizren, u vihet dryni rreth pesë lokaleve

news image

Rreth pesë lokale në Prizren janë mbyllur sonte pas një aksioni të zhvilluar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se mbyllja e tyre është bërë pasi të njëjtat janë hasur duke mos i respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Të njëjtit sinjalizues bëjnë të ditur se aksioni i sontëm ka filluar në qendrën tregtare “Abi Çarshia”, për të vazhduar më pas në “Che Bar” dhe lokale të tjera.

Aksioni po vazhdon ende. /Gazeta Sinjali/