Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit, pasi që në finale të repesazhit e mposhti xhudisten nga Rusia, Dali Liluashvili.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, deri te e bronzta, Fazliu shënoi tre fitore dhe një humbje.
Raundin e parë Fazliu e kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Esmigul Kuyulova.
Fazliu në çerekfinale u mposht nga xhudistja koreane, Jisu Kim me ç’rast e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Rusia, Kamila Badurova.
Në raundin final Fazliu përsëri kishte përballë kundërshtare ruse, ku e mposhti Dali Liluashvilin dhe tani kurorëzohet me medaljen e bronztë.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur Fazliu e mposht xhudisten ruse për ta fituar medaljen e bronztë në këtë garë. /KP/