image Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

Sociale

Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar dy xhudistët për medaljet në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Osmani ka shkruar se: “ky është imazhi Kosovës në botë. Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!”.

“Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil!“, shtoi ajo.

Akili fitoi medaljen e bronztë, derisa Laura medaljen e artë.

/GazetaSinjali/