Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka ndaluar një person në kuadër të aksionit për ndalimin e lëmoshë-kërkuesve, shkruan Gazeta Sinjali.
83-vjeçarit i janë konfiskuar 1 mijë e 150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në një njoftim. /Gazeta Sinjali/