Departamenti i Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar aksion në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në disa komuna të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e vendeve ku po zhvillohet aksioni është edhe Istogu.
Gazeta Sinjali mëson se dy zyrtarë të kësaj komune në Drejtorinë e Bujqësisë janë shoqëruar në polici.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e kryeshefit në detyrë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Agim Nuha dhe të disa zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie /Gazeta Sinjali/