Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht se në kuadër të hetimeve që kanë rezultuar me arrestimin e dhjetëra zyrtarëve në disa qytete të Kosovës, sot krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe 4 zyrtarë të drejtorisë së Bujqësisë, në Komunën e Istogut, Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Sinjalin se operacioni policor është duke u realizuar.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jipen informacione shtesë.”
Katër zyrtarët u arrestuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshohen për mashtrim me subvencione.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.