Brazili po e demolon kombëtaren e Koresë së Jugut në sfidën e fazës 1/8 finale të Botërorit të Katarit.
‘Samba Boys’ tashmë kanë realizuar edhe golin e tretë ndaj koreanëve.
Pas Vinicius i cili shënoi në minutën e 7-të, dhe Neymar i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 13-të, goli i tretë tani është shënuar nga Richarlison.
Pas një aksioni briliant, mbrojtësi Thiago Silva në stilin e një mesfushori kreativ, e gjeti për mrekulli afër zonës sulmuesin e Tottenhamit, duke lënë në “gjumë” mbrojtjen koreane, për t’u treguar i saktë para portës së portierit kundërshtar, për rezultatin 3-0.
When Richarlison scores for Brazil in this World Cup, then it's a special goal. WOW!pic.twitter.com/howOEzjyjd
— UtdFaithfuls (@UtdFaithfuls) December 5, 2022