image Aksion policor kundër narkotikëve, arrestohen tre persona në Kramovik të Rahovecit

Siguri

Detaje/ Aksion policor kundër narkotikëve, arrestohen tre persona në Kramovik të Rahovecit

news image

Tre persona janë prangosur mbrëmë në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, gjatë një aksioni policor për konfiskimin e narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

Pas marrjes së informacionit nga njësitet policore në Prishtinë, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.

“Mbrëmë rreth 19:00 është zhvilliuar operacioni në fjalë, por, është udhëhequr në mbikëqyrje të drejtorisë kundër narkotikëve. Ka pasur të arrestuar, tre persona janë shoqëru në stacionin policor. Njësitet e Drejtorise Rajonale të Gjakovës kanë qenë në mbështetje të drejtorisë kundër narkotikëve”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Nuk dihet nëse personat e arrestuar janë liruar apo dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë detaje edhe në zyrën për informim në Policinë e Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje.

Ende nuk dihet sasia dhe lloji i konfiskuar i substancave narkotike. /Gazeta Sinjali/