Tre persona janë prangosur mbrëmë në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, gjatë një aksioni policor për konfiskimin e narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Pas marrjes së informacionit nga njësitet policore në Prishtinë, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Lumni Graishta, Drejtor Rajonal në Policinë e Gjakovës.
“Mbrëmë rreth 19:00 është zhvilliuar operacioni në fjalë, por, është udhëhequr në mbikëqyrje të drejtorisë kundër narkotikëve. Ka pasur të arrestuar, tre persona janë shoqëru në stacionin policor. Njësitet e Drejtorise Rajonale të Gjakovës kanë qenë në mbështetje të drejtorisë kundër narkotikëve”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.
Nuk dihet nëse personat e arrestuar janë liruar apo dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë detaje edhe në zyrën për informim në Policinë e Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Ende nuk dihet sasia dhe lloji i konfiskuar i substancave narkotike. /Gazeta Sinjali/