Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Inspekcioni janë duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Cak i këtij aksioni Gazeta Sinjali mëson se janë barnatoret në këtë pjesë.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi të aksionit në redaksi të gazetës, ku shihet se aktualisht aksioni është duke u zhvilluar në një barnatore afër shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën Veriore.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti.
“Kemi informacion se Krimet Ekonomike janë duke e kontrolluar një barnatore, ne e asistojmë, por rezultatin nuk mundemi ta merrni nga ne”, tha Hoti.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rezultatet e këtij aksioni./Gazeta Sinjali/