Mediet turke kanë publikuar një video të kapjes së 1.8 tonë marijuanë që ndodheshin në dy furgonë mallrash me targa shqiptare.
Siç shihet nga pamjet, gjithçka ka ndodhur në autostradë, ku autoritetet turke kanë ndjekur dhe ndalur furgonët, duke zbuluar lëndën narkotike, e cila ishte fshehur mes materialeve të tekstileve.
Nga super-aksioni policor u arrestuan 9 trafikantë, dy prej të cilëve janë të huaj. Arrestimi i tyre është bërë në mes të autostradës, ashtu siç e tregojnë edhe pamjet e aksionit.