image Aksion në Elbasan, arrestohen dy zyrtarë të lartë të IMT-së

Shqipëri

Aksion në Elbasan, arrestohen dy zyrtarë të lartë të IMT-së

news image

Është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një inspektor. Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime për ABC bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti. Mësohet se arrestimi ka ardhur me iniciativë të Policisë së Elbasanit.

/GazetaSinjali/