Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Pejë tetë persona, me dyshimin se janë marrë me organizim të skemave piramidale.
Sipas Policisë, pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit katër prej tetë të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.
Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 20:30.
Këtë aksion e ka bërë njësiti për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i asistuar nga hetuesit e Krimeve Kibernetike dhe inspektorët komunalë./ Gazeta Sinjali/