Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një aksion në rrugët e Prishtinës lidhur me parkingun e veturave në vendet e ndaluara.
Një veprim i tillë është parë edhe në rrugën “Qamil Hoxha”, ku përkundër se është e ndaluar, shumë shoferë parkojnë veturat në atë pjesë.
Nga fotografitë shihen se disa vetura që janë parkuar në vendet jo të duhura janë larguar nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/