image Aksion i Policisë në Veri: Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi

Siguri

Aksion i Policisë në Veri: Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës në veri, të shtunën ka kryer një aksion në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut, ku janë identifikuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Si pasojë e prodhimit të kriptovalutave, në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here ka pasur probleme me energjinë elektrike, ndërsa qytetarëve po ashtu u janë dëmtuar pajisjet elektrike shtëpiake e është shkaktuar edhe zhurmë.

“Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur”, thuhet në njoftim e Policisë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0rgEoaaN77waDyYZ4SRriMjYWrLM4Dc6WJfLxaDb653zJJqJck3McRQ1HGnMhBDY5l?cft[0]=AZVcReTbe1OHCxmuS85hu6FWI-TP74da3YFTAdD-RIFVeqPNWgSkjfqX5MY4AbZ9C5t4LmIIx_LwhbUknmWCreZe453xfTra-AUXwtdNjTn2ngVlEdpTpyRPCi2zx6O17CVNHGpEoEJk2ogNtRdIdJx-_cvjBdhd6bq8Xht6yy7SOign7u4PMzQqsbbz0xdIeJ8&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/