Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për disa vjedhje.
Të dyshuarit janë kapur pas dy operacioneve të ndara të Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë:
Në dy operacione të ndara arrestohen katër persona të dyshuar për disa vjedhje
Prishtinë 18 maj 2021 – Hetuesit policor të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.
Dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policor të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona.
Personi i parë i arrestuar:
-H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Ndërsa tre personat e tjerë:
-A.Ch mashkull, 22 vjeç
-A .W mashkull, 27 vjeç
– Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.