Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër prodhimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës.
Siç raportohet, deri më tani janë bastisur dy lokacione në “Lagjen e Boshnjakëve”, për të kontrolluar nëse ka pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por ende s’ka marrë një përgjigje zyrtare.