image Aksion i Policisë dhe Inspektoratit në lokalet e Gjakovës

Sinjalizime

Aksion i Policisë dhe Inspektoratit në lokalet e Gjakovës

news image

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke zhvilluar një aksion në lokalet e Gjakovës, për të kontrolluar nëse po respektohen masat kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia atje, të cilët njoftojnë se aksioni do të vazhdojë deri pas orës 23:30, pasi që deri në atë kohë bizneseve të gastronomisë u lejohet të zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

“Ne kemi filluar aksionin së bashku me Inspektoratin. Aksioni do të vazhdojë deri pas orës 23:30 dhe më pas do të njoftoheni për veprimet e ndërmarra në këtë aksion”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali. 

/Gazeta Sinjali/