image Aksion i madh në Pejë, policia i kthen 22 automjete në Doganë

Kosovë

Detaje/ Aksion i madh në Pejë, policia i kthen 22 automjete në Doganë

news image

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë identifikuar automjetet, pronarët e të cilave u janë shmangur tarifave të detyrueshme doganore, raporton Gazeta Sinjali.

Operacioni policor i koduar ’Auto tregu’, u zhvillua në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

“Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 (njëzetedy) automjete dhe 1(një) kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha automjetet me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit.

/Gazeta Sinjali/